Rrahmani dhe Korenica sot zyrtarizojnë koalicionin “Lista Familja” me AKR-në dhe Aganin
Deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica sot pritet ta zyrtarizojnë largimin nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ku do të dalin bashkë me përfaqësues të AKR-së dhe bashkë me Ferid Aganin e PD-së.
Kështu bëhet e ditur në një email që ka ardhur në adresë të gazetës dje në mbrëmje.
Dy deputetët Rrahmani e Korenica ishin kundër Kodit Civil dhe kohë pas kohe kishin bindje ndryshe nga partia e Kurtit. Në seancën e fundit ata u distancuan edhe nga grupi parlamentar duke u ulur në ulëse të tjera në Kuvend.
Njoftimi i plotë:
Kemi kënaqësinë që në emër të deputetit Eman Rrahmani të ju ftojmë në konferencë për media.
Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara.
Konferenca mbahet nesër më 1 tetor, ditë e martë, ora 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Jeni të mirëpritur!