Rrahmani dhe Krasniqi ftohen nga Kosova
29 maj 2024
| 11:52
Futbollistët Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi janë ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës për miqësoren e qershorit. Lajmin e ka zbuluar klubi aktual i tyre, Rapid Bukuresht përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale.
“Ermali dhe Albioni janë ftuar nga ekipi kombëtar i Kosovës për miqësoren ndaj Norvegjisë më 5 qershor në Oslo”, ka njoftuar klubi rumun.
Selektori Franco Foda pritet ta bëjë zyrtare listën e miqësores së qershorit në orët në vazhdim, ndërsa krahas legjionarëve pritet të ftohen edhe disa lojtarë nga Superliga e Kosovës.