Rrahmani: Do të festoj me shqiponjë sa herë të më jepet rasti

26 shtator 2023 | 12:16

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani ishte protagonist i Rapid Bukureshtit mbrëmë në fitoren 3-1 ndaj Clujit. Sulmuesi “dardan” realizoi dy gola dhe e bëri një asistim.

Pas golit të dytë, Rrahmani festoi duke e formuar me duar shqiponjën dykrenore, një simbol ky i shqiptarëve. E rumunët e kanë pyetur ish-futbollistin e Malishevës dhe të Ballkanit për festimin e tij dhe për domethënien e tij, ndërsa 23 vjeçari ishte i qartë në përgjigjen e tij. Madje, ai nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë aspekt.

“Unë jam nga Shqipëria, saktësisht nga Kosova. Kam luajtur atje. Gjaku im është shqiptar dhe dua t’i inkurajoj shqiptarët gjithmonë kur kam mundësi”, ka deklaruar Rrahmani për mediet rumune.

Ai i ka realizuar 6 gola në4 ndeshje me ekipin rumun, të cilit iu bashkua gjatë verës nga Ballkani. Nëse vazhdon me këtë formë, Rrahmani mund të transferohet në një klub më të madh evropian gjatë verës së ardhshme.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës po i vazhdon të martën bastisjet nëpër…