Rrahmani do të shpërblehet nga Napoli

12 prill 2022 | 16:32

Futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani, ka shkëlqyer me fanellën e Napolit në këtë edicion. Klubi italian po planifikon ta shpërblejë mbrojtësin duke ia vazhduar kontratën.

Rrahmani ka kontratë me napolitanët deri në vitin 2024, por “Corriere dello Sport” raporton se klubi nga Seria A e ka bërë gati një kontratë afatgjatë, të cilën do t’ia prezantojë lojtarit.

Napoli po planifikon të bëjë revolucion në ekip për sezonin e ardhshëm, por edhe t’i “blindojë” lojtarët që i konsideron të rëndësishëm. E njëri prej tyre është edhe ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit e Veronës, i cili, së bashku me Kalidou Koulibalyn, e përbën njërën prej mbrojtjeve më të mira në Serinë A.

Krahas Rrahmanit, Napoli synon ta vazhdojë kontratën edhe me qendërmbrojtësin tjetër, Juan Jesus dhe me portierin Meret. Ditë më parë u spekulua se interesim për Rrahmanin ka shfaqur gjiganti britanik Manchester United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklarata e presidentit të Zvicrës, Ignazio Cassis, se agresioni i…