Rrahmani: Dua të bëhem golashënuesi më i mirë në Superligë

03 mars 2023 | 14:27

7 nga 8 golat e fundit për Ballkanin i ka realizuar sulmuesi më në formë i Superligës, Albion Rrahmani. Derisa efikasiteti I tij në stinorin pranveror është shumë I lartë në elitën e futbollit kosovar, sa që është ngritur në pozitën e parë të listës së golashënuesve me 14 gola.

Por, “Lewandowski” nuk pretendon të ndalet me kaq, pasi kërkon të shënoi vazhdimisht për t’i ndihmuar skuadrës së tij, dhe të shpallet golashënuesi më i mire i këtij edicioni.

“Dihet në bazë të statistikave që ka qenë një fillim i mirë për mu. Nuk është se kam pritur të jetë kështu, por gjërat kanë shkuar mirë për mua. U jam mirënjohës edhe bashkëlojtarëve të mi, se pa ndihmën e tyre nuk i kisha shënuar as unë këto gola. Shpresoj të vazhdojë e të shënoj prapë, dhe në fund të jem golashënuesi më i mirë në këtë edicion”, tha Rrahmani për Tëvë1.

Ballkani mbanë kreun në Superligë, dhe është në garë edhe për Kupën e Kosovës, derisa sulmuesi 22-vjeçar synon që me suharekasit të fitoi këtë here dy trofetë.

“Pretendimet janë që ta mbrojmë titullin dhe ta sjellim prapë në Suharekë. Jemi në garë edhe në Kupë, dhe shpresojë që dy trofetë ti bijmë në Suharekë”, tha nder tjera Rrahmani.

Rrahmani edhe në vjeshtë tregoi paraqitje të mëdha. Ishte ndër lojtarët me të mire që u paraqit edhe në Ligën e Konferencës. Për Rrahmanin interesim kanë shprehur disa klube, por klubi nga Suhareka vendosi që ta mbaj deri në verë. Ai me kampionin në fuqi të Kosovës ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 350 mijë euro.

“Jam i fokusuar plotësisht te Ballkani. Oferta kam pas, dhe kam ende. Njëherë dua të përfundojë në mënyrën me të mirë këtu, dhe me pas do të shqyrtojë ofertat. Oferta kam pasur në Çeki, Belgjikë dhe disa vende të tjera, por pasi të përfundojmë edicionin do të shikojmë me menagjerin tim, dhe do të gjejmë një zgjidhje me të mirë për mua”, përfundoi Rrahmani.

Albion Rrahmani krahas 14 golave të shënuara këtë edicion, ka dhe tre asistime, duke kontribuar direkt në 17 gola për Ballkanin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver…