Rrahmani: Duhet të mbesim të koncentruar kundër Frankfurtit

22 shkurt 2023 | 11:40

Amir Rrahmani po e shijon në maksimum momentin magjik të Napolit. Skuadra italiane e regjistroi mbrëmë një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Eintracht Frankfurtin në udhëtim me rezultat 2-0.

Rrahmani pret që edhe në ndeshjen kthyese kundër Frankfurtit, Napoli të këtë paraqitje stabile.

“Ka një përmirësim të krejt skuadrës. Jemi duke shkuar mirë. E dimë që jemi të fortë. Mendojmë dhe mundohemi të japim gjithçka në çdo ndeshje. Nuk kemi pësuar gol që pesë ndeshje dhe është një gëzim dhe një ndjenjë e mirë. Mund të ndodh gjithçka, por mendoj se edhe në ndeshjen e kthimit, Eintrachti do ta bëjë një lloj të njëjtë të lojës. Duhet të mbesim të koncentruar”, ka deklaruar Rrahmani në “Mixed Zone”.

Napoli është lider dhe favorit i padiskutueshëm për t’u shpallur kampion i Italisë.

Gjithashtu, Rrahmani me shokë e bënë një fazë të grupeve pothuajse perfekte në Ligën e Kampionëve, ndërsa tash janë në rrugë mjaft të mirë të shkojnë në çerekfinale të kësaj gare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka theksuar se është bërë…