Rrahmani: E kemi diskutuar, krenarë që startuam shtatë ish-lojtarë të Superligës

16 tetor 2024 | 11:00

Kosova sonte mposhti Qipron 3:0 në kuadër të Ligës C të Kombeve.

Në njëmbëdhjetëshen startuese sot figuruan shtatë lojtarë që kanë luajtur në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndërkaq, sulmuesi i Spartës së Pragës, Albion Rrahmani, u shpreh krenar për këtë fakt.

“Na e kemi ditë që shtatë lojtarë që kanë dalë nga Superliga e Kosovës jemi duke startu. E kemi pasë këtë temë gjatë ditës, edhe jemi krenarë që po luajmë në kombëtare”, ka thënë Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adolf  Hitleri: jeta, mizoritë dhe vdekja e tij (2) Shkruan:…