
Rrahmani e merr lejen e punës, nesër debuton për Rapidin
24 gusht 2023
| 16:49
Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani nesër mund të debutojë me ekipin e tij të ri, Rapid Bukureshti.
Rrahmani ende nuk ka debutuar për klubin rumun, pasi i mungonte leja e punës, por tash ai është në rregull me dokumentacion dhe klubi rumun ka njoftuar se përfaqësuesi kosovar do të jetë në dispozicion të trajnerit në ndeshjen e nesërme kundër Universitatea Craiova.
“Koha e debutimit po afron. Albioni është pjesë e ekipit që udhëton për në Craiova”, njoftoi Rapidi në rrjetet sociale.
Klubi rumun e bleu futbollistin kosovar për 600 mijë euro dhe Rrahmani është transferi i dytë më i shtrenjtë i Rapid Bukureshtit në këtë afat kalimtar.