Rrahmani e Vojvoda në formacionin e muajit në Serie A

27 janar 2022 | 21:01

Amir Rrahmani dhe Mërgim Vojvoda e kanë nisur vitin 2022 siç është më së miri.

Ata po lënë gjurmë në Serie A, njëri me Napolin e tjetri me Torinon.

Rrahmani është shndërruar në shtyllë për ekipin e Luciano Spallettit, duke qenë titullar i padiskutueshëm te Napoli.

Në anën tjetër, Vojvoda nuk e nisi mirë sezonin me Torinon, por në vitin 2022 gjërat kanë ndryshuar për të dhe po ritet nga ndeshja në ndeshje. Ata tani kanë zënë vend në 11-shen e muajit në Serie A, duke lënë prapa emra të mëdhenj të futbollit në Itali.

Dyshja e Kombëtares së Kosovës është përfshirë nga “Whoscored” në 11-shen më të mirë.

Rrahmani është vlerësuar me notën 7.26 për paraqitjet e muajit janar, kurse Mërgim Vojvoda me notën 7.49.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nuk i ka miratuar rekomandimet e partive…