Rrahmani: Ende nuk e di a do të luaj ndaj Izraelit

09 nëntor 2023 | 16:59

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ende nuk e di nëse do t’u bashkohet “dardanëve” për ndeshjen e së dielës kundër Izraelit.

UEFA ka vendosur që ndeshja e shtyrë e muajit të kaluar, Kosovë – Izrael, e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2024”, të luhet këtë të diel, në një fundjavë kur ligat vazhdojnë të luajnë.

Pikërisht në fundjavë, Napoli do të luajë me Empolin në Serinë A, por përfaqësuesi i Kosovës nuk e di nëse do të jetë i pranishëm në këtë lojë apo do t’i bashkohet Kosovës.

“A do ta humbi ndeshjen Napoli – Empoli për shkak të Kombëtares? Nuk e di ende, jemi duke e vlerësuar”, ka deklaruar Rrahmani për “TuttoNapoli”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, njoftoi…