Rrahmani: Është herët të flasim për ‘Scudetto’

29 tetor 2021 | 14:03

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani e ka bërë edhe një tjetër paraqitje pozitive me Napolin në Serie A. Skuadra e Rrahmanit e mposhti Bolognan me rezultat 3-0.

“Kemi një ekip të fortë, pesë zëvendësimet janë shumë të rëndësishëm në ndeshje të caktuar dhe sfidat varen nga ata. Sekreti jonë i vetëm është ekipi, mbrojtja që nga sulmi me Osimhen. Kur të gjithë punojnë e sakrifikojnë, është shumë më e lehtë. Vështirësitë që kisha në fillim? Nuk ishte e lehtë pasi nuk luajta gjashtë muaj, por kurrë s’kam dyshuar në veten time, në cilësitë e mia. Kam punuar shumë dhe besoj se kam bërë mirë në takimet e fundit”, ka thënë Rrahmani.

Mbrojtësi “dardan” ka folur edhe për titullin e kampionit në Itali. Ai ka thënë se ende është shumë herët për të folur për “Scudetto”.

“Është shumë herët për të folur për ‘Scudetton’, kanë kaluar vetëm 11 ndeshje, por siç thashë edhe më parë duhet të futemi mirë në çdo ndeshje, tani do të jetë gjithnjë e më e vështirë. E kam thënë disa herë dhe po e përsëris, Kouoibaly është një nga më të mirët në botë dhe jam vërtet krenar që luaj me të”, ka shtuar Rrahmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimin që mbajti sot…