
Rrahmani flet për ndeshjen ndaj Greqisë
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka dhënë komentet e tij para ndeshjes Kosovës – Greqi.
Kosova do të pres Greqinë nesër në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e që do të jetë e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Rrahmani ka përmendur mungesat e Kosovës, por ka thënë se pret që lojtarët të japin maksimumin si gjithmonë.
“Në ndeshjen ndaj Moldavisë shkuam mirë, por mungonte finalizimi dhe pasimi i fundit”.
“Mungesa e Rashicës? E vërtetë se na mungojnë shumë futbollistë. Mungesa e lojtarëve të rëndësishëm vërehet edhe te kombëtaret e mëdha. Shpresoj që futbollistët që aktivizohen ta kryejnë punën ashtu siç duhet dhe të bëjmë ndeshje të mirë.”
“Sot do të bëjmë stërvitjen e parë. Presim të bëjmë sa më mirë. Mungesat janë evidente, por presim që lojtarët që luajnë të bëjnë maksimumin, siç kanë bërë gjithmonë.”