Rrahmani ‘harron’ humbjen nga Greqia: Duhet të fitojmë me Irlandën

06 qershor 2022 | 11:45

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, u shfaq i qetë pas humbjes me Greqinë. Mbrojtësi deklaroi se skuadra dha maksimumin, por nuk arriti të shfrytëzojë rastet e krijuara.

“Pas Qipros fola për presingun lart, që nuk e përballojmë si duhet dhe qëndruam në bllok, duke i pritur kundërshtarët në mes. Kur e kemi fituar topin, kemi qenë më të rrezikshëm, por nuk kemi shfrytëzuar rastet tona. Duhet të konsolidohemi sa më shpejt, për të shkuar në të dyja ndeshjet e radhës për të fituar, duke filluar nga ajo me Irlandën e Veriut. Do të kemi dy mungesa të tjera, por nuk është justifikim, ndaj duhet të punojmë që të kthehemi te fitorja. Na kishte munguar një atmosferë si kjo në stadiumin tonë. Jam krenar edhe për atë që dhamë”, ka thënë Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen në…