Rrahmani: I lumtur te Napoli, shpresoj të vazhdojmë kështu
Mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani shënoi një gol për Napolin, në fitoren 1-2 në Genoa ndaj Genoas. Pas ndeshjes, Rrahmani foli për sfidën dhe edicionin në përgjithësi.
Amir, goli është yti apo autogoli i Vitinha? Menjëherë pas golit, Conte u kthye nga pankina duke pyetur se kush kishte shënuar.
“Mendoj se e preka, edhe pse nuk e pashë nëse Vitinha e devijoi më tej. Goditja ishte e drejtuar drejt portës, kështu që mendoj se goli është i imi”.
Urime për sezonin e mrekullueshëm që po kaloni. Një pjesë e parë e shkëlqyer sot, më pas Conte ishte i zemëruar për pjesën e dytë. Si e shihni?
Pjesa e parë ishte ndoshta më e mira që nga fillimi i sezonit. Në pjesën e dytë, ndoshta për shkak të 2-0, pranuam një gol të shpejtë dhe më pas filluan vështirësitë: pasime të humbura, duele të humbura, vendosëm në dyshim një fitore që dukej e arritur tashmë.
Për disa ndeshje do t’ju duhet të luani pa Buongiorno. A ndryshon ndonjë gjë në mbrojtje me Juan Jesus në vend të tij?
Që nga fillimi i kampionatit kam luajtur pothuajse gjithmonë me Alessandron, por me Juan Jesus i dimë të gjitha automatizmat dhe lëvizjet. Edhe për të tani është më e lehtë, sepse kemi gjashtë muaj që punojmë bashkë dhe kemi më shumë koha për t’u stërvitur, duke mos luajtur në kupat evropiane. Nuk ka probleme me Juan, ne shpresojmë të vazhdojmë kështu.