![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/Albion-Rrahmani.jpg)
Rrahmani i prin listës së golashënuesve në Ligën e Konferencës
19 gusht 2022
| 10:57
Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Shkupit me rezultat 1-2, në ndeshjen e parë të “play-off”-it të Ligës së Konferencës.
Suharekasit treguan performancë të lartë dhe fituan ndeshjen e parë, çka i afron edhe më shumë drejt kualifikimit në fazën e grupeve.
Albion Rrahmani dhe Meriton Korenica shënuan golat e fitores së suharekasve në Shkup. Me këtë gol, tani sulmuesi Albion Rrahmani i prin listës së golashënuesve në Ligën e Konferencës me shtatë gola. Ai ndiqet nga Zivzivadze i Fehervar me gjashtë dhe Gray e Krstovic me nga pesë.