Rrahmani i vendosur: Qëndrimin rreth projektligjit për fertilizim s’do ta ndryshoj kurrë

23 shkurt 2024 | 10:13

Kuvendi i Kosovës sërish dje nuk ka arritur ta miratojë Projektligjin për fertilizimin e asistuar mjekësor. Kjo pasi deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani ka refuzuar të marrë pjesë në votimin e këtij ligji.

Rrahmani edhe një herë ka sqaruar qëndrimin e tij për këtë ligj.

Ai ka thënë se projektligji në fjalë e cenon familjen dhe se qëndrimi i tij nuk do të ndryshojë asnjëherë.

“Një vajzë 18-vjeçare e pa martuar merr si donacion spermatozoidin nga dikush që as nuk e njeh që përmes kësaj në të ardhmen mundët babai me vajzën mund të martohen, vëllai me motrën, cenohet familja. Kjo është arsyeja kryesore pse e kundërshtoj këtë projektligj, por ka edhe arsye të tjera. Ky qëndrim i imi nuk do të ndryshojë asnjëherë”, ka thënë Rrahmani për “Front Online”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka…