Rrahmani: Kisha presion nga Napoli të mos luaja për Kosovën, por nuk e dëgjova

21 mars 2025 | 10:50

Për Klan Kosova, ai është shprehur se ndeshja e kthimit pritet të jetë edhe më dinamike.

“Të fitosh është mirë gjithmonë, besoj se kemi bërë punë të mirë, për shkak se kemi dhënë më shumë hapësirë dhe vetëbesim për ndeshjen e dytë, për shkak se ndeshja e dytë ka me qenë shumë më e vështirë është si një finale”.

“Për ne që asnjëherë nuk kemi arritur në këtë, normalisht se është një arritje e madhe për të mbërri deri këtu, por edhe sot ka qenë një ndeshje e vështirë”, ka thënë Rrahmani.

Ndërkaq, kapiteni i Kosovës ka treguar se klubi i tij Napoli, i kishte thënë të mos luante për Kosovën në këtë ndeshje, por shtoi se nuk e kishte dëgjuar klubin.

“Kam pas shumë dyshime për të luajtur, për shkak se kam dalë në lojën e fundit, para katër ditëve, prej lojës dhe kam pas pak edhe presion nga klubi për të mos luajtur, por e vendosa të luaj, dhe ia vlejti”, ka thënë Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Bashkimit Evropian ka paraqitur të ashtuquajturin Libër të…