Rrahmani, lojtari i javës në Rumani

03 tetor 2023 | 12:29

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani vazhdon shkëlqimin në elitën e futbollit rumun me skuadrën e Rapid Bukureshtit.

Rrahmani është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Rumani teksa ka qenë protagonist edhe në xhiron e 10-të të kampionatit rumun ku i shënoi dy gola dhe e bëri një asistim në fitoren e Rapidit me rezultat 3-1 kundër Clujit. Ish-futbollisti i Malishevës dhe i Ballkanit njihet si “Lewandowski” i Kosovës.

“Lewa e fitoi trofeun e parë të Superligës së Rumanisë si lojtari më i mirë i xhiros së 10-të”, shkruan Rapidi në “Facebook”, i cili e përcolli atë me një fotografi të përfaqësuesit kosovar me trofeun e fituar.

23 vjeçari i ka realizuar gjashtë gola në pesë ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit rumun që pas transferimit te Rapidi nga Ballkani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,…