Rrahmani me një gol e Laçi me dy asiste në fitoren e Spartës

15 dhjetor 2024 | 16:20

Një fitore shqiptarësh për Spartën e Pragës këtë fundjavë në elitën e futbollit çek. Sparta Praga triumfoi 2:1 në shtëpi ndaj Jablonec në xhiron e 19-të.

Mysafirët ishin të parët që kaluan në avantazh nëpërmjet Chanturishvili në minutën e 34-të. Në të 51-tën Albion Rrahmani realizoi për të barazuar shifrat pas asistimit nga Qazim Laçi.

E mesfushori shqiptar asistoi edhe në minutën e 78-të, për Olatunjin për fitoren e ekipit të tij. Në pjesën e dytë, Albion Rrahmani u largua nga loja pasi pësoi një lëndim. Me këtë triumf, Sparta e Pragës shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e tretë, teksa Jablonec mbetet me 30 pikë në vendin e pestë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë thirrje për përmbajtje nga…