Rrahmani: Napoli është favorit për Scudetton

17 korrik 2024 | 12:01

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, ka thënë se Napoli është favoriti kryesor për ta fituar titullin e Serie A.

Napoli ka dështuar sezonin e kaluar duke mos arritur të sigurojë një vend në Evropë, mirëpo këtë verë kanë marrë Antonio Conten si trajner, me të cilët veçse kanë nisur punën.

Rrahmani që pritet të jetë titullar te Conte ka folur para tifozëve në Dimaro, ku ka deklaruar se janë favorit për titullin kampion.

“Napoli është favorit për Scudetto. Pozita që do luash? Te Verona kam luajtur si mbrojtës i djathtë, në vendet e tjera si qendërmbrojtës. Nuk është problem, luaj në çdo pozitë që më cakton trajneri”.

“Jam më rehat në rastet kur luajmë si tre qendërmbrojtës. Koulibaly dhe Kim? Koulibaly ishte këtu për shumë kohë, ndërsa Kim vetëm për një vit, prandaj është vështirë t’i krahasosh këto dyçështje”.

“Conte? Fakti që Conte ka drejtuar klubet e mëdha e tregon se çfarë trajneri i mirë është. Po bëjmë më shumë punë fizike, por mund ta shihni kualitetin e lojtarëve të rinj në ditët e para. E dimë se duhet të punojmë të gjithë fortë për t’u kthyer aty ku jemi”, ka thënë Rrahmani.

Napoli do të ketë një përparësi me skuadrat e tjera italiane, të cilat do të tentojnë të tregojnë kualitetin edhe në garat evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar ndaj…