Rrahmani: Ndaj Rumanisë luajmë për tri pikë

03 shtator 2024 | 14:20

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot ka zhvilluar stërvitje e radhës për ndeshjen e së premtes ndaj Rumanisë, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sulmuesi Albion Rrahmani ka thënë se “dardanët” janë të gatshëm të nisin këtë garë me ditore.

“Atmosfera është shumë e mirë. Krejt grupi jemi duke punuar mirë. Jemi të fokusuar 100 për qind për ndeshjen hapëse të këtyre grupeve dhe jemi të gatshëm t’i marrim tri pikët e para në këtë grup. Shpresoj që fillimisht të më jepet mundësia e më pas do të japi maksimumin të tregoj vetën. Jam në një moment të mirë dhe shpresoj që ketë ta kam edhe në kombëtare”, ka thënë Rrahmani.

“E kanë pritur mirë, duke e ditur se jam edhe transferimi më i shtrenjtë në ekipin tonë. Në dy ndeshjet e para kam shënuar dhe kam bërë një asistim dhe shpresoj të mos ndalem dhe të ndihmojë ekipin dejtë objektivave dhe pse jo ta fitojmë edhe titullin kampion”, ka shtuar Rrahmani.

Në fund Rrahmani pati edhe një thirrje për tifozët “dardanët”: “Presim të gjithë të vijnë të na përkrahin, pasi së bashku mund të bëjmë gjera të mëdha, tifozët në tribuna dhe ne në fushë”.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me fillimin e vitit shkollor Drejtoria Rajonale e Policisë në…