Rrahmani: Ndeshja ndaj Leicesterit është jetike, luajmë për fitore

09 dhjetor 2021 | 11:24

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, ka folur në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes që skuadra e tij, Napoli, e zhvillon ndaj Leicester Cityt në Ligën e Evropës.

Mbrojtësi nga Drenica e ka vlerësuar si ndeshje të rëndësishme takimin me “Dhelprat”, ndërsa ka thënë se do ta japin maksimumin për fitore për faktin se fati i skuadrës vendoset në këtë ndeshje.

“Është ndeshje e rëndësishme për ne dhe ata. Në këto ndeshje delikate mund t’i shohësh lojtarët e vërtetë. Ne japim gjithçka në fushë, hyjmë me koncentrimin dhe synimin që të japim më të mirën. Kjo ndeshje është e veçantë sepse 90 minutat do të vendosin për fatin e dy skuadrave. Duhet të jemi gati dhe të japim gjithçka nga vetja”, ka thënë Rrahmani, i cili me ardhjen e trajnerit Luciano Spalletti ka më shumë minuta në fushë.

“Me Spallettin ka ndryshuar tani sepse luaj më shumë. Në një skuadër të fortë si Napoli duhet të jenë gjithmonë dy lojtarë për çdo pozitë dhe katër për qendër. Trajneri gjithmonë ka shumë kërkesa që ndryshojnë dhe ne duhet të jemi gati. Si lojtar është normale për të gjithë që të kenë ëndrra në këto ndeshje. Ti duhet të përmirësohesh edhe kur luan në një skuadër ku është më i miri në botë. Ka çaste që vijnë e duhet të presësh, por ka gjithmonë vende për këto çaste”, deklaroi ai.

Ndeshja ndërmjet Napolit dhe Leicester Cityt luhet të enjten me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Bajrami shpalle te pavlefshme diplomën e SHMLT "Anton Çeta"