Rrahmani në formacionin e javë në Seria A

14 mars 2023 | 12:33

Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani vazhdon shkëlqimin me Napolin, duke marshuar me hapa të sigurt drejt titullit në Serie A.

Shenja në këtë sezon mbresëlënës po arrin të lë edhe mbrojtësi nga Kosova, i cili në 23 ndeshje sa ka zhvilluar gjithsej, ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim.

Në fitoren e fundit ndaj Atalantës (2-0), Rrahmani shënoi gol me kokë. Paraqitja e mirë në atë përballje ka bërë që futbollisti “dardan” të jetë pjesë në formacionin e javës në Serie A.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e pastrimit të hënën kanë protestuar në lidhje me…