
Rrahmani në formacionin e javës në Serie A
17 mars 2025
| 12:19
Amir Rrahmani është përfshirë në formacionin e javës në Serie A. Ylli “dardan” ishte meritor që Napoli e mori një pikë ndaj Venezias në xhiron e 29-të të kampionatit italian.
Ndeshja përfundoi baras, 0-0, ndërsa faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve, WhoScored” e përfshiu atë në ekipin e javës në Itali, ndërsa e vlerësoi me notën 7.80. Rrahmani luajti 77 minuta dhe u zëvendësua me Juan Jesus.
Formacioni (3-4-3): Radu, Acerbi, Mancini, Rrahmani, Orsolini, Ferguson, Duda, Miranda, Pulisiq, Martinez, Ndoye.