Rrahmani në ‘Tregun e Gjelbër’: Aty bëhet puna më e ndershme për ekonomitë familjare
24 janar 2025
| 12:31
Eman Rrahmani, bartësi i listës së Koalicionit për Familjen, ka bërë me dije se të premten e ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë.
Ai ka pohuar se aty bëhet puna më e ndershme për të krijuar e mbajtur ekonomitë familjare.
“Takuam fermerë dhe tregtarë që, me përkushtim dhe punë të palodhur, sigurojnë furnizimin e vazhdueshëm me produkte ushqimore për familjet tona. Do të vazhdojmë të qëndrojmë të përkushtuar për të mbështetur çdo punëtor të ndershëm, duke siguruar që puna e tyre të jetë më efikase dhe ndikimi në ekonominë e vendit sa më i madh”, ka shkruar Rrahmani në “Facebook”.