Rrahmani: Nesër zbresim në fushë për fitore

11 tetor 2024 | 16:02

Në konferencë për medie një ditë para ndeshjes në Ligën e Kombe kundër Lituanisë, i pranishëm ishte edhe kapiteni Amir Rrahmani. Edhe futbollisti i Napolit është optimist për ndeshjen e radhës, duke thënë se “dardanët” hyjmë për fitore, raporton “Epoka e re”.

“Jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje, sepse Lituania është një ekip që luan futboll të mirë dhe ka posedim të topit. Duhet të shfrytëzojmë çdo moment. Do të zbresim nesër në fushë për fitore. Rezultatet e Lituanisë nuk e kanë pasqyruar realitetin e përformancës së tyre në fushë, sepse në dy ndeshjet kanë luajtur lojë shumë të mirë. Ndeshjen me Qipron e kanë dominuar totalisht”, ka thënë Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Peja e ka emëruar Daniel Nelson në postin e…