![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/rrahmani-1.jpg)
Rrahmani: Nuk ishim konkretë, na mungoi pasimi i fundit
10 shkurt 2025
| 11:38
Amir Rrahmani, mbrojtësi i Napolit, foli për mikrofonat e La Domenica Sportiva në Rai 2 pas barazimit 1-1 kundër Udineses në javën e 24-t të Serie A.
Kapiteni i Kosovës ka thënë se Napolit i mungojë konkretizimi në ndeshjen e fundit, prandaj nuk arriti të marrë më shumë se një pikë.
“Mund të them që ne hyjmë në fushë në çdo ndeshje për të fituar, pastaj një pikë ose tri bëjnë diferencën. Sot ndodhi që nuk arritëm ta mbyllnim ndeshjen, nuk ishim konkretë, na mungoi pasimi i fundit”, ka thënë Rrahmani.
“Jo, po punojmë si gjithmonë. Nuk ka ndeshje të lehta për t’u fituar, gjithçka varet nga mënyra se si zhvillohet loja dhe si krijojmë rastet. Ka shumë faktorë që ndikojnë në një fitore: qëndrimi dhe shpirtin luftarak”, ka shtuar Rrahmani.