Rrahmani, objektivi kryesor i Bolognas

02 korrik 2024 | 11:32

Bologna ishin padyshim surpriza më e bukur e sezonit në Serie A ku e siguruan me meritë një biletë në grupet e Ligës së Kampionëve për sezonin e ri.

Nga kjo skuadër pritet të largohet sulmuesi Joshua Zirkzee, derisa drejtuesit e klubit italian e dëshirojnë si zëvendësues anëtarin e Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmanin, i cili është pjesë e Rapid Bucurest në Rumani.

Interesim për ish-sulmuesin e Ballkanit dhe Malishevës ka treguar edhe Benfica dhe Werder Bremen.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kevin De Bruyne prej tetë vitesh është gurthemeli i mesfushës…