Rrahmani, pasi ia siguroi fitoren Napolit: Shihemi pas dy javësh
04 tetor 2021
| 11:35
Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani e shënoi golin e fitores së Napolit kundër Fiorentinës të dielën në Firencë, i cili ishte i dyti për të këtë sezon në ligën elitare italiane.
Kjo ishte fitorja e shtatë radhazi për Napolin në po kaq ndeshje deri tani në Serie A, që e bën atë lider me 21 pikë.
Pas ndeshjes, Rrahmani ka shkruar në “Instagram”: “Fitore e rëndësishme. Shihemi pas dy javësh”.
View this post on Instagram