Rrahmani për ndeshjen me Rumaninë: Nëse humbim, 90 për qind jemi jashtë Evropianit

15 qershor 2023 | 17:07

Kombëtarja e Kosovës do të përballet nesër (e premte) me Rumaninë, në kuadër të kualifikueseve për “Euro 2024”.

Në prag të këtij takimi, përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka mbajtur konferencë për medie.

Bashkë me të ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili ka thënë se ndeshja ndaj Rumanisë është shumë e rëndësishme

“E dimë që nesër e kemi ndeshjen mos të them më të rëndësishme në këto kualifikuese, pasi e dimë se Rumania ka gjashtë pikë. Shpresoj që nesër të arrijmë të luajmë lojën tonë dhe t’i afrohemi me pikë kombëtares së Rumanisë. Nuk jemi të frikësuar, pasi jemi përballur me kundërshtarë shumë më të fortë. Ne duhet vetëm të jemi vetvetja. Është ndeshje shumë e rëndësishme. Nëse e humbin këtë ndeshje jemi 90 për qind jashtë Evropianit”, ka thënë Rrahmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës nesër (e premte) do të përballet me…