
Rrahmani: Pikë e rëndësishëm në ndeshje të vështirë
19 korrik 2020
| 14:01
Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës dhe futbollisti i Hellas Veronës, Amir Rrahmani, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe barazimin (1-1) ndaj Atalantës.
Golat në këtë ndeshje i shënuan Duvan Zapata, në minutën e 50-të të ndeshjes dhe Matteo Pessina në minutën e 59-të.
“Një pikë tjetër në një ndeshje të vështirë. Mezi po pres ta përfundojmë këtë sezon të suksesshëm”, ka shkruar Rrahmani.