Rrahmani: Presim pikët e plota në dy ndeshjet
10 tetor 2024
| 15:50
Sulmuesi i Kosovës në futboll, Albion Rrahmani ka thënë se “dardanët” e kanë studiuar mirë kundërshtarin e ditës së shtunë, Lituaninë dhe se do të mundohen të shfrytëzojnë pikët e dobëta dhe të marrin pikët e plota. “Lewa” i Kosovës pret pikë maksimale edhe ndaj Qipros në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Jemi mirë të përgatitur dhe atmosfera është shumë e mirë për këtë ndeshje. Shpresojmë në rezultat pozitiv. Të nisim mbarë në ndeshjen e më parë e me pas të marrim pikë edhe në ndeshjen kthyese në ‘Fadil Vokrri’. E kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe jemi duke punuar në të gjitha pikat ku mund ta dënojmë kundërshtarin”, ka thënë Rrahmani.