
Rrahmani prezantohet te Hellas Verona (foto/video)
27 qershor 2019
| 18:14
Mbrojtësi Amir Rrahmani është prezantuar nga skuadra e Hellas Verona.
25-vjeçari që ishte pjesë e skuadrës së Dinamo Zagreb ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me skuadrën italiane dhe edicionin e ri do të luaj në Serinë A.
“Përshëndetje, jam Amir Rrahmani lojtar i Hellas Veronës. Jam i lumtur që gjendem këtu, shihemi së shpejti. Forca Hellas”, ka thënë Rrahmani në videon e publikuar nga klubi italian.
/Epoka e re/