Rrahmani pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Rapidit
Albion Rrahmani ka impresionuar me fanellën e Rapid Bukureshtit, duke shënuar 17 gola dhe duke kontribuar me gjashtë asistime në 26 ndeshje. Disa skuadra të rëndësishme në Evropë janë duke interesuar për sulmuesin e Rapidit, i cili vlerësohet me 3.5 milionë euro nga faqja e specializuar “Transfermarkt”.
Sipas mediumit rumun “Digi Sport”, skuadra çeke e interesuar për Rrahmanin është Slavia e Pragës, por ka ofruar vetëm tre milionë euro, ndërsa Rapidi kërkon rreth tetë milionë euro. Kështu, duke qenë se diferenca mes dy palëve është mjaft e madhe, është e vështirë të besohet se sulmuesi nga Kosova do të shitet në Çeki. “Lewa” i Kosovës mund të shitet në Skoci, ku e interesuar është Glasgow Rangers dhe është gati të ofrojnë gjashtë milionë euro.
Drejtuesit e Rapid kanë deklaruar se Rrahmani do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, një rekord që aktualisht mbahet nga Rares Ilie (21 vjeç), futbollist i shitur te OGC Nice për 5 milionë euro.