Rrahmani reagon pas vendimit të PZAP-it: Po tentojnë të na mbyllin gojën
23 janar 2025
| 14:53
Eman Rrahmani, kandidat për deputet nga radhët e Koalicionit për Familjen, ka reaguar pas dënimit që PZAP-i ia shqiptoi për shkak të gjuhës kundër LGBTQI+.
Duke shkruar për dënimin 4 500 euro, Rrahmani e ka cilësuar këtë si tentim për t’ua mbyllur gojën.
“Po tentojnë të na mbyllin gojën, por ne me zemra flasim. Po na gjobitin për të na frikësuar, por neve veç trimërinë na e shtojnë. Po e përsëris prapë edhe më fuqishëm atë që për të u dënuam: Nuk ka martesa burrë me burrë, nuk ka martesa grua me grua. Nuk ka prindi 1 dhe prindi 2. Kushdo që kështu i mëson fëmijët tanë, turp ju qoftë!”, ka shkruar Rrahmani në “Facebook”.