Rrahmani rezulton pozitiv në testin për Covid
20 nëntor 2020
| 15:46
Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani me t’u rikthyer te Napoli, është testuar për Covid-19. Skuadra e Napolit, ka lëshuar një komunikatë, duke bërë të ditur se Rrahamni ka dalë pozitiv në testimet e bëra.
Tutje ceket se Rrahmani nuk ka pasur kontakte me futbollistët e tjerë, dhe është dërguar në izolim. Rrahmani ka qenë i grumbulluar te Kosova për ndeshjet e nëntorit.
Në sfidën e fundit ndaj Moldavisë, ai u detyrua të largohet më herët nga loja, shkaku i një lëndimi.