Rrahmani shërohet nga koronavirusi
02 dhjetor 2020
| 16:45
Kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë negativ për Covid-19 në testin e kryer së fundmi.
Ai tashmë gëzon shëndet të plotë dhe klubi i Napolit bën me dije se mbrojtësi i Kosovës ka kryer vizitat fizike të mërkurën dhe mjekët kanë dhënë lejen për të nisur stërvitjen të enjten. Rrahmani pati rezultuar pozitiv pas kthimit nga grumbullimi i nëntorit me “dardanët”.
Rrahmani pritet të jetë në listën e Gattuso për ndeshjen e nesërme kundër AZ Alkmar.