Rrahmani: Synojmë të kualifikohem në Ligën B

21 mars 2025 | 15:37

Sulmuesi Albion Rrahmani është shprehur i kënaqur me fitoren që e arriti Kosova mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Islandës (2-1).

“Lewa” i Kosovës është optimist se “dardanët” do të kualifikohen në Ligën B.

“Ndeshja e djeshme ka qenë shumë mirë e planifikuar nga ne. Po besoj se me meritë e kemi arritur këtë rezultat. Besoj që edhe në ndeshjen e dytë do ta bëjmë më të mirën dhe të kualifikohemi në Ligën B ku është edhe synimi jonë. Shpresoj që ta arrijmë këtë qëllim. Të gjithë janë të gëzuar për momentin dhe shpresoj që të vazhdojmë edhe të dielën”, ka deklaruar Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll të shtunën me…