Rrahmani: Të gjitha dyert e shtëpive janë të hapura për Koalicionin për Familjen
26 janar 2025
| 14:16
Bartësi i listës së Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, mbrëmë ka qëndruar në disa familje në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku ka shpalosur programin e këtij koalicioni për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Duke i falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme, Rrahmani ka thënë se të gjitha dyert e shtëpive të hapura për Koalicionin për Familje.
Të gjitha dyert e shtëpive të hapura për Koalicionin për Familje. Mbrëmë, në ambiente familjare, në lagjen ‘Kodra e Trimave’, ishim për të shpalosur qëndrimet tona dinjitoze, vullnetin tonë të madh dhe përpjekjen e duhur në kohën e duhur për ta mbrojtur e forcuar familjen shqiptare. Faleminderit, ‘Kodra e Trimave’!”, ka shkruar Rrahmani në “Facebook”.