Rrahmani thotë se Kodi Civil nuk do ta ketë asnjëherë votën e tij

07 shtator 2023 | 16:23

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është shprehur optimiste që do ta ketë përkrahjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që Kodi Civil të hidhet sërish votim në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka demantuar, deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, pasi ka deklaruar që ai personalisht nuk do të ketë asnjëherë votë “për shkatërrimin e familjes”.

“Nuk kam asnjëherë votë PËR shkatërrimin e familjes. Ne do të jemi gjithmonë aktiv në mbrojtjen e saj. Ky është deklarimi im rreth mundësisë së votimit të Kodit Civil në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Rrahmani në “Facebook”.

Ndërsa, sipas ministres Haxhiu, ky kod është shumë i rëndësishëm për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe për integrimin në BE, sidomos në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kujtojmë që në mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës nuk e kaloi në lexim të parë Projektkodin Civil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për…