Rrahmani: Tifozët e vërtetë, ata që janë pranë teje edhe në momentet e vështira

10 mars 2025 | 16:21

Amir Rrahmani, mbrojtës i Napolit, ka folur pas ndeshjes ndaj Fiorentinës për mikrofonat e Radio CRC: “Nga statistikat duket se kam bërë një paraqitje të mirë, por megjithatë, sulmuesit e tyre, të cilët janë shumë të mirë, na vunë në vështirësi. Jam shumë i lumtur për fitoren, numrat e mi personalë janë më pak të rëndësishëm se fitorja e ekipit. Po punojmë për të mbajtur gjithmonë kundërshtarin larg dhe për të bërë një presion të lartë. Jemi duke u stërvitur kështu për një kohë të gjatë dhe mendoj se po e bëjmë mirë”.

Kthimi te fitorja: “Pas katër ndeshjeve, përveç sfidës ndaj Interit, ku bëmë një paraqitje të shkëlqyer, ishte e rëndësishme të ktheheshim të bënim mirë dhe të fitonim. Duhet të japim më të mirën tani në këto ndeshje të fundit dhe t’i konsiderojmë të gjitha si finale. Nuk ka ndeshje të lehta, e pamë edhe në ndeshjen mes Interit dhe Monzës. Të gjitha ekipet luftojnë, gjithçka varet nga mënyra se si hyjmë në fushë për qëndrimin dhe sakrificën tonë”.

Mbështetja e tifozëve: “Na bën mirë mbështetja e publikut dhe praninë e tyre: shpresojmë të vazhdojmë të kemi besimin e tyre. Tifozët e vërtetë janë ata që janë pranë teje edhe në momentet e vështira. Na duhen qetësia, cilësia dhe besimi në këto ndeshje të fundit: shumë gjëra në futboll bëjnë diferencën, jo vetëm sistemi i lojës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayer Leverkuseni do të ketë mungesa të rëndësishme në ndeshjen…