Rrahmani: Xhuli, e ulët. Të kërkon foto, pastaj e shpërndan në medie

07 korrik 2024 | 09:33

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, pas aludimeve që është në lidhje me ish-konkurrenten e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka reaguar ashpër.

Ai shprehet se një person që të kërkon të bësh foto me të, e pastaj e shpërndan nëpër medie, është shumë e ulët.

Ndër të tjera, Rrahmani thotë se është beqar dhe nuk ka asgjë të re.

“Nuk ka asgjë të re, është një gjë shumë i ulët me të kërku dikush foto e pastaj me ua dërgu mediave, as vet mos me postu. Për mu është shumë e ulët prandaj kom vendos mos të reagoj. Jam single dhe nuk ka asgjë të re”, tha kapiteni dardan në një intervistë për RTV Dukagjinin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua në Suharekë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i…