
Rrahu gruan dhe fëmijët, arrestohet dhe i konfiskohet arma një burri në Drenas
03 janar 2023
| 10:16
Një rast i dhunës është raportuar të hënën në Drenas.
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar personin e dyshuar, që kishte sulmuar fizikisht gruan dhe fëmijët e tij.
Pas rastit viktima është dërguar te familja e saj, ndërsa nga i dyshuari policia ka konfiskuar një armë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Viktima është dërguar në familjen e saj. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë 7.65 mm dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.