Rrahu gruan e tij, policia arreston të dyshuarin në Fushë-Kosovë

17 qershor 2024 | 11:48

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e diel në Fushë Kosovë.

Në njoftimin e bërë nga policia thuhet se një burrë ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”, bëhet me dije në njoftim.

Më tej, policia njofton se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Doganës në Kosovë, Agron Llugaliu ka deklaruar se…