Rrahu një femër, Policia arreston pejanin

04 gusht 2021 | 09:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Nabërgjan të Pejës, pasi që i njëjti kishte rrahur një femër.

Rasti ka ndodhur ditën e martë, rreth orës 07:15.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitimi i një medalje në Lojërat Olimpike është një arritje…