
‘Rrebesh’ golash në Drenicë
28 qershor 2020
| 17:50
Katër gola janë realizuar në pjesën e parë të ndeshjes Drenica-Trepça ’89 (2-2).
Milot Avdyli dhe Engjell Hoti shënuan për mysafirët, derisa për vendasit golashënues ishin Alban Shillova dhe Hasan Hyseni.
Në ndeshjen tjetër Flamurtari është duke fituar kundër Ferizajt me rezultat 1-0. Në minutën e 43-të, Shend Kelmendi shënoi nga penalltia.
Drita ende nuk e ka gjetur rrugën golit në përballje me Dukagjinin e Klinës, pasi pjesa e parë përfundoi 0-0.
(Veton ZYMBERI)