Rrebesh golash në Superligë
23 shtator 2019
| 16:56
Në tri ndeshjet e Superligës për javën e gjashtë u shënuan plotë 14 gola.
Llapi ka fituar bindshëm ndaj Flamurtarit (1-5). Fitorja e mysafirëve nuk u diskutua për asnjë çast dhe golat i shënuan Zhdrella (12), Pevqeli (13), Memaj (45+, 65) dhe Angel Grancov autogol. Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Angel Grancov (47).
Fitore me rezultat bindës arriti edhe Ballkani ndaj Vushtrrisë (5-2). Për vendasit golashënues ishin Visar Berisha dhe Arbër Hoxha me nga dy gola, kurse një tjetër e shënoi Besnik Krasniqi. Ndërsa për mysafirët shënuan Drilon Fazliu dhe Matheus De Paula.
Fitore shumë të rëndësishme arriti edhe Drenica ndaj Ferizajt me rezultat 0-1, golin e vetëm e shënoi Arbios Thaqi.
/Epoka e re/