Rrecaj: Në rastin e Salih Mustafës, Gjykata Speciale e ka zbatuar ligjin e gabura
Avokati Tahir Rrecaj, ka thënë që në rastin e Salih Mustafës, Gjykata Speciale e ka zbatuar ligjin e gabuar.
“Natyrisht që dënimi është shumë i lartë. Dëshiroj të theksoj që Gjykata e ka zbatuar ligjin e gabueshëm në rastin e Salih Mustafës, pasi e ka shkelur parimin e ligjshmërisë, i cili parim i garanton secilit person të akuzuar që ndaj tij zbatohet ligji më i favorshëm”, ka thënë ai.
Rrecaj në Rubikon në Klan Kosova tha që në rastin e Mustafës është dashur sipas tij, që të zbatohet ligji penal i ish – Jugosllavisë, por pa dënimin me vdekje.
“Ligji shumë qartë e sqaron që ndaj të akuzuarit zbatohet ligji i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës së dyshuar penale. Në kohën e kryerjes së veprës së dyshuar penale ka qenë në fuqi ligji penal i ish-Jugosllavisë, i cili për vepra të tilla ka paraparë dënim me të paktën 10 vjet, ose dënim me vdekje. Siç e dimë ne të gjithë pas luftës në Kosovë, me rregulloren e UNMIK-ut, dënimi me vdekje është hequr dhe ligji penal i ish-Jugosllavisë nuk ka paraparë dënim më të lartë sesa dënimi me burg deri në 15 vjet”.
“Gjykata ka zbatuar gabueshëm rregulloren mbi Dhomat e Specializuara, sepse në këtë rast është dashur që të zbatohet ligji penal i ish – Jugosllavisë pa dënimin me vdekje, që dënimi maksimal me burg mund të shqiptohej deri më 15 vjet burg”, ka thënë ai.