Rrecaj: Qeveria duhet ta rishikojë vendimin për investim në gazsjellës
Profesori universitar, Besfort Rrecaj duke e parë që Bashkimi Evropian është duke e vlerësuar gazin natyral si teknologji të gjelbër, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që edhe një herë ta rishikojë vendimin e saj për investim në gazsjellës përmes ndihmës financiare nga MCC-ja amerikane. Profesor Rrecaj këtë vlerësim e ka bërë përmes llogarisë së vet në “Facebok”.
Postimi i plotë i tij:
BE-ja ka vendosur që ta cilësojë gazin natyral brenda terminologjisë se gjelbër d.m.th. miqësor me mjedisin gjë e cila do të rriste interesimin për investime në këtë teknologji. Ndoshta qeveria e Kosovës do te duhej edhe njëherë te rishikonte vendimin e saj për investim ne gazsjellës përmes ndihmës financiare nga MCC duke qenë se njëra nga arsyet kryesore të refuzimit të projektit të tillë ishte pikërisht diversifikimi i burimeve të energjisë me teknologji miqësore ndaj mjedisit.
Ndoshta ky vendim i BE-së do te ndikonte në heqjen e dilemave të qeverisë. Një rishikim i vendimit të qeverise është mese i domosdoshëm edhe në aspektin gjeopolitik tashmë që dilemat mjedisore po shtyhen anash.