Rrëfehen të mbijetuarat e “fabrikave të foshnjave”
Miriami, 16 vjeç, ishte nisur nga tenda për të marrë ujë në afërsi të kampit për persona të zhvendosur (IDP) në shtetin verilindor të Nigerisë, Borno, në janarin e vjetmë, kur i ishte afruar një grua që ajo i referohej si “Hallë Kiki”.
Gruaja e kishte pyetur Miriamin nëse ishte e interesuar të zhvendosej në qytetin Enugu për të punuar si shërbëtore me pagë mujore.
Miriami, e cila tani ka mbushur shtatëmbëdhjetë vjet, nuk ishte menduar dy herë me të dëgjuar ofertën dhe kishte nisur të përgatitej për udhëtimin e saj në drejtim të lindjes të nesërmen me mëngjes, shkruan KOHA. Ajo ia kishte thënë kushërirës së saj shtatëmbëdhjetë vjeçe, Roda, dhe e kishte këshilluar që edhe ajo të fliste me Hallë Kikin për të njëjtën punë.
Dhe kur Rodam, e cila ka mbushur të tetëmbëdhjetat, u takua me Hallë Kikin të nesërmen në mëngjes, e kishte pyetur nëse mund t’i agjente një vend pune edhe asaj. Dhe ajo shumë shpejt u mor, kështu që Roda mblodhi plaçkat e pakta.
“Të dyja ishim fort të mahnitura pse do të udhëtonim drejt Enugut”, thekson Miraimi. “Kishim vuajtur të zitë e ullirit për katër vjet me radhë dhe ishim të lumtura që po shkonim diku për të nisur një jetë të re”.